E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra e Kozarës, ridënohet me burgim i përjetshëm Luan Marra
Lajme

Masakra e Kozarës, ridënohet me burgim i përjetshëm Luan Marra

Luan Marra është ridënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Beratit, që rigjykoi dosjen e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit të vitit të vitit 2016.

Vendimi është dhënë mesditën e së hënës nga kryesuesja e trupit gjykues, Rudina Palloi.

Në fakt, dosja që njihet si “Masakra e Kozares” është rikthyer edhe njëherë tjetër nga Kushtetuesja në vitin 2011. Në të dyja rastet, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar rigjykim të Luan Marrës, duke e konsideruar procesin si të parregullt me shkelje ligjore të rënda.

Luan Marra u dënua për ngjarjen e rëndë të 9 shkurtit të vitit 2006, në fshatin Havaleas, në atë kohë pjesë e Komunës së Kozares, kur u vranë vëllai i Luanit, Shpëtimi, bashkëshortja e Shpëtimit, Floria, që ishte shtatzënë dhe djalit i çiftit, Artioli.

Vetë familjarët shfajësojnë Luanin dhe deklarojnë se videoja ku ai pohon kryerjen e masakrës në Polici është bërë në kushtet e rënda psikologjike si pasojë e dhunës policore në atë kohë.

“Luani nuk është autori i vrasjes dhe për këtë jemi të bindur. Autorët janë të tjerë dhe ata janë të lirë. Policia i di shumë mirë dhe i ka në dosje. Nuk i dimë provat e mjaftueshme me të cilët u dënua Luani. Ne nuk kemi parë asnjë provë në sallën e gjyqit”, ”, deklaronin ata për Top Channel në vitin 2011.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.