E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakra   me thikë në Kanada/ 10 të vdekur, 15 të plagosur
Lajme

Masakra me thikë në Kanada/ 10 të vdekur, 15 të plagosur

Një masakër, pothuajse e paprecedentë, u regjistrua në Kanada.

Janë 10 personat e vdekur, dhe 15 të tjerë ndodhen në spital nga një sulm për të cilin akuzohen dy të rinj rreth 30-ave. Ngjarja ka ndodhur në qytezat e Weldon dhe Saskatoon, në provincën e Saskatchewan, pjesë e komuniteteve indigjene që në atë vend kanë një lloj autonomie nga pushteti qendror kanadez.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit vrastar, i cili është kryer vetëm me mjete prerëse dhe jo armë zjarri. Dy të akuzuarit Damien Sanderson dhe Myles Sanderson kanë një lidhje ende të panjohur mes tyre, nga momenti që ky mbiemër është shumë i përhapur në fiset e indigjenëve të Amerikës.

Kryeministri kanadez Justn Trudeau eshte shprehur zemërthyer nga sulmi, duke kërkuar që autorët, ende në kërkim, të kapen sa më shpejt.

Banorëve të zonës ku ndodhi sulmi u është komunikuar që të qëndrojnë në zona të sigurta, deri në momentin që të kapen dhe arrestohe autorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.