Masakra në ish-bllok ndodhi në dhomën private, autorët dhe viktimat po bisedonin
Shumë pak detaje ka dhënë policia e shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës që lamë pas në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Teksa janë mësuar vetëm emrat e personave të plagosur dhe atij të vrarë, ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me atentatorin apo atentatorët.
Ndërkaq, dëshmitarët okularë e më konkretisht, punonjësit e lokalit ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, kanë bërë me dije se plagosjet dhe vrasja nuk janë kryer nga persona që kanë ardhur jashtë lokalit.
Autorët, përfshirë edhe viktimat, kanë qenë duke biseduar në ambientet e brendshme të lokalit, në një prej dhomave VIP.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit që ka sjellë degradimin e situatës e më pas shkrehjen e armëve.
Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur brenda lokalit në pronësi të Redi Popeskut, i cili ka ngelur i plagosur.
Gjithashtu i plagosur ka ngelur edhe Ervis Martinaj, jeta e së cilit është shpëtuar nga truproja, 26-vjeçari Rigers Gaxha, i cili ngeli i vdekur në vend.
Plumbave nuk u ka shpëtuar as Laert Hasa, mik i Ervis Martinaj, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë me viktimat.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



