E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtrimet në çiklizëm, Unioni: rreze X për të zbuluar minimotorët e fshehur në biçiketa
Lajme

Mashtrimet në çiklizëm, Unioni: rreze X për të zbuluar minimotorët e fshehur në biçiketa

Unini Çiklistik Ndërkombëtar (UCI) është shprehur se do të përdorë teknologjinë e rrezeve X dhe përzgjedhjen rastësore të biçikletave për çmontim pas garave, në përpjekje për të luftuar mashtrimin teknologjik.

Presidenti i UCI-t David Lappartti ka thënë se zbulimi i minimotorëve të mundshëm në biçikleta do të ishte një nga përparësitë e tij:

“Makinën me rreze X e zotërojmë tashmë dhe ne do të kemi edhe një teknologji të re. Kjo teknologji e re do të thotë se, nëse në biçikletë përdoret një motor gjatë garës, atëherë fusha magnetike që ai krijon do të zbulohet dhe në kompjuterin e UCI-së do të transmetohet menjëherë një paralajmërim, kështu që ne mund ta kontrollojmë biçikletën në fund të garës”.

Masat e tjera përfshijnë çmontimin e biçikletave të dyshimta dhe përdorimin e pajisjeve tablet për të analizuar biçikletat. Masa të tilla janë kritikuar gjerësisht nga çiklistët dhe pjesëtarë të tjerë të stafit si të paefektshme.

Në dy sezonet e fundit të “Tour de France”, kamerat me imazheri termike u përdorën gjithashtu për të zbuluar përdorimin potencial të motorëve në biçikleta, shkruan CRI.

Çiklistët që kapen duke përdorur minimotorë, dënohen me një pezullim minimal prej gjashtë muajsh, si dhe një gjobë deri në 200 000 franga zvicerane, ndërsa ekipi mund të përballet me një gjobë deri në 1 milion franga zvicerane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.