E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtronin me bursa fiktive, 3 të arrestuar, 2 në kërkim
Lajme

Mashtronin me bursa fiktive, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

Një tjetër call center mashtrues është zbuluar në kryeqytet. Policia e Tiranës ka goditur një skemë të sofistikuar mashtrimi ndaj shtetasve të huaj, përmes një qendre telefonike të ngritur në zonën e Selitës, ku të punësuarit i bindnin viktimat të “investonin” në bursa fiktive që nuk ekzistonin.

Operacioni policor, i koduar “Wrong Call”, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në momentin e ndërhyrjes, forcat e rendit kapën në flagrancë 5 persona, mes tyre menaxheri i qendrës dhe punonjësit që kryenin thirrjet mashtruese.

Të arrestuarit janë:

  • K. S., 25 vjeç, i dyshuar si menaxher i call center-it;

  • F. K., 24 vjeç, dhe E. A., 25 vjeç, punonjës.

Ndërsa dy vajza, të moshave 19 dhe 22 vjeç, janë proceduar penalisht për përfshirje në aktivitetin ilegal.

Sipas hetimeve paraprake, ambienti ishte marrë me qira nga E. S. (34 vjeç) dhe A. K. (35 vjeç), të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi një sërë pajisjesh kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren për zbardhjen e skemës së mashtrimit ndërkombëtar.

Burime nga grupi hetimor thanë se viktimat ishin kryesisht shtetas europianë, të cilëve u premtohej fitim i shpejtë nga “investime” në platforma tregtare online, ndërsa paratë përfundonin në llogari të kontrolluara nga organizatorët.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit, që po heton për veprën penale “Mashtrim kompjuterik dhe financiar”, ndërsa hetimet pritet të zgjerojnë rrjetin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.