E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit
Publik News

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i lokalit

Policia e Lushnjës ka gjobitur një biznesmen, pasi mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, si dhe shtatë qytetarë që ndodheshin në lokal.

Policia njofton se ka gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit dhe me masë 10.000 lekë shtatë klientë që ndodheshin në lokal.

Njoftimi i policisë:

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.