E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantët, do të dërgohen në kampin e Gjadrit
Lajme

Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantët, do të dërgohen në kampin e Gjadrit

Një grup prej 27 emigrantësh, të cilëve u është refuzuar azili në Itali, kanë mbërritur në portin e Shëngjinit mëngjesin e së martës, të transportuar nga anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane, që u nis nga porti i Brindisit.

Pas zbarkimit, emigrantët u dërguan drejt kampit të Gjadrit, ku do të mbahen në përputhje me rregullat dhe protokollet e vendosura nga marrëveshja mes dy qeverive.

Ky është kontingjenti i tretë i ardhur në Shqipëri në kuadër të dekretit të ri të Italisë, i cili parashikon që emigrantët të qëndrojnë në strukturën e Gjadrit për një periudhë të përkohshme, përpara se të deportohen në vendet e tyre të origjinës, me një afat maksimal prej 18 muajsh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.