Mbesa e Martin Camaj tregon bisedën me Ramën: Ai më foli keq…
Mbesa e Martin Camaj, Vera Camaj, një vit më parë ka lënë qelinë, pasi ishte akuzuar për prostitucion.
Ajo kërkonte të bashkohej me fëmijët pasi i kishte ish-bashkëshorti dhe të kishte një jetë më të mirë, ndërsa aktualisht ndodhet në azil në Gjermani.
39-vjeçarja ka rrëfyer në emisionin “Njerëz në Fokus”, se gjatë kohës që ishte në Shqipëri i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama një mesazh, ndërsa ky i fundit e kishte marrë në telefon.
Ajo tha se Rama i ishte përgjigjur shumë keq dhe i kishte sugjeruar asaj që të mësonte si të shkruante.
“Jam e kërcënuar nga njerëzit e ish-burrit. Më thonë nuk ti lë, do të vrasim, do të presim. Unë i kam në kujdestari, dhe do ti kërkoj deri në vdekje. Unë i kam çuar dhe mesazh kryeministri Edi Rama para një jave. E kam mesazhin akoma, nuk e fshij. Ai më mori në telefon në orën 21:00 të darkës dhe më pyeti se a isha mbesa e Martin Camajt. Po i thash unë jam. Ai më foli keq. Më ta që ‘kur të mësosh të shkruash, shkruaj sërish. Unë i thash ‘më mbro’. I thash se; Nuk lekë , s’dua drogë, por vetëm më mbro. Fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Fëmijët e mi jetojnë shumë keq, nuk kanë kushte. Nuk punon babai i tyre. Djali i madh punon me makinë drush”, tha Vera Camaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



