E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbështesim Greqinë’, samiti i Korsikës tensionon situatën, mediat greke në alarm: Turqia bllokon brigjet e Qipros me anije, gati për stërvitje ushtarake
Publik News

Mbështesim Greqinë’, samiti i Korsikës tensionon situatën, mediat greke në alarm: Turqia bllokon brigjet e Qipros me anije, gati për stërvitje ushtarake

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen. Shqetësues është fakti se asnjëra palë nuk ka bërë pas për sheshimin e kësaj gjendje të tensionuar.

Greqia në fillim pranoi të ulet në tryezë me ndërmjetësimin e NATO-s, por më pas refuzoi. Mediat greke shkruajnë ndërkohë se Turqia ka dërguar anije ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.

“Turqia po bllokon zonën në veri të Qipros për një stërvitje të vërtetë zjarri”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat fqinje.

Duke qenë se Turqia konsiderohet një fuqi më e madhe ushtarake se Greqia, kjo e fundit po përpiqet të gjejë sa më shumë aleatë në politikën e saj të jashtme. Një prej të cilave është Franca.

“Protothema” shkruan sot se së fundmi marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruartë gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Turqia gjithashtu duket se është “bezdisur” më shumë nga mbështetja e ofruar për Greqinë dhe Qipron nga pjesëmarrësit në samitin Korsikan, i thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i kërkoi Greqisë të tërheqë anijet e saj luftarake rreth anijes turke “Oruc Reis”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.