E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbështetësit e Berishës ngrenë Komisionin për Operacionet Elektorale në bare dhe restorante
Lajme

Mbështetësit e Berishës ngrenë Komisionin për Operacionet Elektorale në bare dhe restorante

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i udhëhequr nga Sali Berisha ka publikuar listën e ndërtesave ku do të votojnë përkrahësit e ish-kryeministrit për referendumin e thërritur më 18 dhjetor!

Nga lista e objekteve bie në sy se disa qendra votimi nuk do të jenë në degët e Partisë Demokratike, por në bare dhe restorante të vendit.

Prej ditësh përkrahësit e Sali Berishës dhe ata të Lulzim Bashës janë përplasur për selitë e PD-së, duke ndërruar bravat.

Në listën e siguruar nga gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume bie në sy fakti se demokratët e njësisë nr.2 do votojnë pranë Bar Amerikës, që është pranë Ambasadës Amerikane.

Ndërsa edhe në njësinë nr.6 do votohet pranë lokal Kombinatit. Ne Farkë do mbahet referendum në lokalin e Elez Bathores, kurse ne Pez Helms, lokalin e Besnik Kodrës.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka marrë një vendim që mban datën 16 dhjetor, “Për ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”.

Në vendim thuhet qëllimi i këtij komisioni do të jetë drejtimi i procesit të referendumit që do të mbahet nesër.

Në përbërje të komisionit janë Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares, si dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja.

Sipas vendimit, komisioni ka përgjegjësinë të mbikëqyrë dhe drejtojë procesin referendar të 18 dhjetorit dhe të shpallë rezultatin përfundimtar.

Kujtojmë që po nesër Lulzim Basha mban Kuvendin e PD-së, që sipas tij do të bashkojë demokratët dhe do t’i japë fund situatës së krijuar në kampin blu.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.