E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbetet i vrarë një 27-vjeçar; u qëllua disa herë teksa ishte në makinë
Publik News

Mbetet i vrarë një 27-vjeçar; u qëllua disa herë teksa ishte në makinë

 

Të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, në Dukat-Fushë të Vlorës ishin krismat e një atentati.

Është qëlluar mbi 10 herë ndaj një makine e cila ishte anës rrugës, e për pasojë ka mbetur i vrarë brenda makinës së tijnjë 27-vjeçar, i cili mësohet se është Benjamin Bezhani (Bezhanaj), i dënuar më parë në Itali.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta deri te “Uji i ftohtë”.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.