E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbetje kockore të groposura në Xarrë, reagon Policia: Po hetojmë…
Lajme

Mbetje kockore të groposura në Xarrë, reagon Policia: Po hetojmë…

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dje në Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane.

Sipas burimeve është gjetur koka, ndërkohë që sot do të kërkohet për pjesët e tjera të trupit. Mbetjet kanë pasur ende inde, duke nënkuptuar kështu se nuk po bën shumë kohë e groposur.

NJOFTIMI I POLICISE
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.