E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 28 milionë euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal
Lajme

Mbi 28 milionë euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së grupit të strukturuar kriminal

Në këtë incenerator, ishin të pranishëm një ditë më parë anëtarët e komisionit hetimor,deputetët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja ku kanë inspektuar këtë impiant dhe denoncuan atë si ‘inekzistent’.

Tabaku në një postim në rrjetet sociale, krahas pamjeve, denoncon se ky incenerator i Fierit “nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria”.

Pas vënies sekuestro nga SPAK në inceneratorin e Elbasanit, për të cilin është vënë në pranga edhe ish ministri Lefter Koka, Tabaku thotë se edhe inceneratori i Fierit duhet të ishte skenë krimi.

“Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.
Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal. Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve. Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTE

Inceneratori i Fierit`
1
2
3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.