E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbledhja urgjente në selinë rozë, zbardhen porositë e Ramës
Lajme

Mbledhja urgjente në selinë rozë, zbardhen porositë e Ramës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me deputetët e Partisë Socialiste në selinë qendrore të forcës politike. Sipas burimeve, fokusi kryesor i diskutimeve ishte rivitalizimi i strukturave të partisë dhe forca e organizimit në terren.

Gjatë takimit është theksuar nevoja për të forcuar komunikimin me bazën dhe për të shtuar kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët në çdo zonë. Rama ka kërkuar gjithashtu që ekipi politik të mbetet aktiv dhe i gatshëm për çdo skenar elektoral që mund të shfaqet.

Në këtë mbledhje morën pjesë deputetët e Qarkut të Tiranës, si edhe grupi që po punon në mbështetje të fushatës së ministres Ogerta Manastirliu, e cila ishte propozuar si kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës.

Takimi u zhvillua pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndryshoi ecurinë e ngjarjeve politike duke rikthyer në detyrë kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliajn. Kjo nënkupton se për momentin nuk pritet të zhvillohen zgjedhje të reja për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.