E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mblidhen në Tiranë 32 mijë dosje
Publik News

Mblidhen në Tiranë 32 mijë dosje

Apeli nis punën me vetëm një gjykatë

Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen çështjet nga i gjithë vendi.

Pasi implementoi hartën e re gjyqësore që solli shkrirjen e të gjitha gjykatave të apelit në qytetet e tjera, qeveria e gjyqësorit është e ndërgjegjshme se sfida e radhës është fluksi i gjykimeve.

“Ajo që synojmë sot përmes kartës gjyqësore, gjykata më të mëdha, profilizim më të mirë të gjyqtarëve që do ndikojë drejtpërdrejtë te cilësia e vendimmarrjes që do të ketë impakt te publiku” – u shpreh Llagami.

“Është një ditë për të festuar këtë fazë te reformës në drejtësi. Është një kohë që të vendosim objektivat për të ardhmen. Kjo është ajo që SHBA do për reformën e drejtësisë. Siç e ka thënë she ambasadorja, reforma e drejtësisë nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë.Këto janë sfida të vërteta. Numri i çështjeve të prapambetura, mund dhe të zërohet. Për ta bërë këtë duhet punë nga gjyqtarët”- u shpreh John Kastening përfaqësues i ambasadës.

Një ditë më parë u shkri në apelet e Vlorë, Gjirokastrës , Korçës, Shkodrës dhe Durrësit ndërkohë që u transferuan në Tiranë 11 mijë çështje për gjykim. Ky volum çështjesh e çoi numrin e dosjeve në 32 mijë të tilla civile dhe penale, që do të shqyrtohen  në vetëm një gjykatë apeli në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.