Mbrojtja e Dritan Dajtit:14 arsyet përse nuk duhet të dënohesha me burgim të përjetshëm
Dritan Dajti ka ngritur pretendimet e tij për dënimine dhënë më herët me burgi të përjteshëm nga Gjykata e Shkallës së parë të Krimeve të Rënda23.07.2014 . Në seancat gjyqësore të zhvilluara në Gjykatën e Lartë por dhe në atë të fundit të zhvilluar nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda Dajti ka parashtruar arsyet se përse nuk duhej të dënohej me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese të 4 punonjësve të policisë me 7 gusht të vitit 2009.
Parashtrimet përkatëse :
1.Gjykata më ka dënuar pa u bazuar në asnjë provë objektive, por të manipuluar dhe të paballafaquara me ato të kërkuara prej meje.
2.Ky është një rast i paprecedent dhe i tillë që vë në dyshim parimin e ligjshmërisë dhe të praktikës gjyqësore të konfirmuar nga Gjykata e Lartë me vendimin me nr.876 datë 21.12.2005.
3.Nga ana ime është pretenduar se punonjësit e policisë kanë qenë të veshur civilë dhe më janë drejtuar me armë duke bërë që nga ana ime të më të krijohet bindja se isha në prenë e një sulmi të personave të panjohur.
4.Me qëllim shmangien e këtij sulmi dhe mbrojtjen e jetës dhe personave të tjerë prezent është kryer dhe shkëmbimi i zjarrit. Fakti që punonjësit e policisë nuk kanë qenë të veshur me uniformën e policisë provohet edhe me provat e paraqitura prej prokurorisë si dëshmia e punonjësve të policisë Perlat Leli, Petrit Sulkaj, Gertian Brovina, Petrit Hamzallari dhe Florian Meko. Sipas provave me shkresë dhe nga përshkrimi i të ndjerëve rezulton se ata kanë qenë të veshur me rroba normale civile dhe jo uniformë apo veshje, të cilat i identifikojnë si punonjës policie. Kështu, nga deklarimet e vetë punonjësve të policisë ka rezultuar se operacioni nuk ka qenë i organizuar në mënyrë të detajuar.
5.Provat në lidhje me vrasjen e Altin Dizdarit dhe Kastriot Feskaj janë manipuluar, duke më fajësuar pa të drejtë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë 8 automjete dhe një motor, por ky fakt është fshehur.
6.Të gjithë kishin si detyrë të godisnin, por se si dhe në çfarë mënyre nuk dihet. Të gjithë kanë lëvizur në mënyrë kaotike, të paakordinuar me njëri-tjetrin dhe në mënyrë individuale. Në kushtet e një sulmi nga persona të armatosur unë kam vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme e për pasojë, ai duhet të mbajë përgjegjësi vetëm për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
7.Unë i pandehuri Dritan Dajti nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për veprën penale të “Vrasjes” dhe aq më pak në rrethana të cilësuar sipas nenit 79/c të K.Penal.
8.Nga ana e gjykatave nuk është respektuar e drejta ime si i pandehur për t’u asistuar nga një mbrojtës në përputhje me legjislacionin procedural penal.
9.Ndërsa në rastin objekt gjykimi, është penguar nga mosparaqitja e mbrojtësve të caktuar kryesisht nga gjykata dhe jo nga sjellja ime si i pandehur. Gjykata e Shkallës së Parë ka arritur deri aty sa të konfondojë funksionin e avokatit të zgjedhur dhe atij të caktuar kryesisht, duke më detyruar mua si i pandehur të zgjedhë avokat nga lista e avokatëve kryesisht.
10.I gjithë gjykimi është zhvilluar në shkelje të detyrimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për të më siguruar ndihmën ligjore që kam insistuar që të kem përfitimin që më ofron ligji. Në këto kushte të gjitha aktet në lidhje me këtë gjykim janë absolutisht të pavlefshme sipas nenit 128/c të K.Pr.Penale.
11.Nga ana e gjykatës nuk është respektuar barazia e armëve dhe parimi i kontradiktoritetit në procesin gjyqësor, pasi kjo gjykatë nuk ka marrë në shqyrtim provat e kërkuara nga ana ime si i pandehur, si pyetjen e disa dëshmitarëve.
12.Këto prova janë kërkuar në funksion të provueshmërisë së pretendimeve të mija si i pandehur dhe konkretisht, fakteve se vrasja e punonjësve të policisë, si dhe e shtetasit Ledion Mara është kryer prej vetë efektivëve të policisë të pranishëm me armë në vendngjarje
13.Unë i pandehuri Dritan Dajti jam vendosur në pozita inferiore, duke mu mohuar dëgjimi i pretendimeve të mija dhe versionin im lidhur me ngjarjen. Për të provuar këto pretendime ka qenë e domosdoshme marrja e provave të kërkuara prej meje, të paktën ato të pranuar nga gjykata me vendim për lejimin e paraqitjes së provave.
14.Unë si i pandehur kam patur të drejtë të zgjedhë të paraqitem ose jo në gjykim, e drejtë e cila parashikohet nga nenet 351 dhe 352 të K.Pr.Penale. Shoqërimi im i detyrueshëm është kryer me qëllim mbulimin e paaftësisë së gjykatës për të më siguruar mbrojtje ligjore si i pandehuri me gjithë dëshirën time për një mbrojtje efektive gjatë gjykimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



