Mbyllet Shtëpia e Foshnjes në Vlorë, fëmijët dhe punonjësit preken nga Covid-19
Situata vijon të jetë e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga Covid-19.
Për shkak të pandemisë është mbyllur edhe Shtëpia e Foshnjes në Vlorë.
Bëhet me dije se në këtë qendër janë 22 fëmijë, prej të cilëve katër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se gjithashtu janë prekur nga Covid edhe 8 punonjës të stafit
Pas rasteve pozitive Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka marrë vendimin që të mbyllet ky institucion.
Katër fëmijët do të karantinoren në Shtëpinë e Foshnjes, në ambiente të ndryshme nga fëmijët e tjerë. Ndërsa pjesëtarët e stafit do të karantinoren në banesat e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



