E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e fushatës së PS në Tiranë/ Luljeta Bozo: Vota jonë është e rëndësishme dhe individuale, ndaj duhet të shkojë në drejtimin e duhur
Publik News

Mbyllja e fushatës së PS në Tiranë/ Luljeta Bozo: Vota jonë është e rëndësishme dhe individuale, ndaj duhet të shkojë në drejtimin e duhur

Kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo në fjalën e saj të mbylljes së fushatës së socialistëve në Tiranë i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë PS-në.

luljheta

Zonja Bozo theksoi se PS ka bërë një fushatë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e rregullave anti-COVID dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Luljeta Boze: Jam krenare që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri të pashoqe për vendin. Ju ftoj të gjithëve të votojmë në 25 prill se jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinës që siguroi qeveria jonë dhe na e dha këtë mundësi, që të gëzojmë nipër e mbesa dhe të gëzojmë jetën, se me shumë mundësi armikun e padukshëm po e mposhtim avash-avash. Jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë një fushatë qytetare, duke respektuar rregullat, ligjet dhe duke bënë të parat shëndetin e tij.

Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e njeri-tjetrit, nënën motrën, brezat e vjetër dhe të gjithë ata që do ta çojnë para vendin tonë.

Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se nuk duhet të reshtim së punuari në mënyrë që të realizojmë me sukses rindërtimin, të mposhtim armikun përfundimisht, të ndërtojmë rrugë qytete.

Një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj se vota jonë është e rëndësishme, e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, për PS,       që është forca më progresiste në vendin tonë dhe ne do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë ndaj familjes dhe vendit tonë.

Kandidati i renditur i 19 në listën e PS-së në Tiranë, Pandeli Majko i ka bërë sërish thirrje opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke theksuar se duhet të rikthehet në sistem për t’i dhënë fund shëtitjeve në rrugë.

majko

Majko i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, nr.12, duke theksuar se socialistët do ndryshojnë vetë për të ndryshuar më pas Shqipërinë.

Pandeli Majko: Ju bëni një shiringë kundër mikrobit të së keqes. Ju votoni për një shpresë më shumë në investime dhe që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi.

Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse 25 prilli nuk do ketë vetëm fitimtar numrin 12, por edhe ata që do jenë humbës. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike. Ndaj qeverisja e ardhme nuk vjen si një shuplakë, por si një dorë shtrirë për bashkëpunim.

Opozita duhet të dijë të kthehet në sistem. Boll shëtiti rrugëve, ka ardhur koha që sëbashku t’i përvishemi punës. Ju them na votoni sepse do ndryshojmë vetë për të ndryshuar Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.