E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyten dy persona në rezervuar, policia jep detaje (EMRAT)
Lajme

Mbyten dy persona në rezervuar, policia jep detaje (EMRAT)

Mbyten dy persona ne rezervuarin e fshatit Bradomire ne Pogradec, ku kishin shkuar per te peshkuar: Ramazan Kojtari dhe Arben Pupa.

Njeri prej viktimave eshte nxjerre nga rezervuari i pajete. Po vijojne kerkimet per gjetjen e trupit tjeter.

pamje e rezervuarit te bedenit sot

“Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.