Me 51 vota pro, Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri
Senati i Shteteve të Bashkuara ka dhënë miratimin përfundimtar për emërimin e Eric Wendt në postin e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, duke mbyllur kështu një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve.
Gjatë votimit në seancë plenare, kandidatura e tij siguroi shumicën e nevojshme me 51 vota pro kundrejt 47 votave kundër. Ky rezultat konfirmon mbështetjen politike për përfaqësimin e ri diplomatik në Tiranë.
Më herët, emri i Wendt kishte kaluar edhe filtrin e komisionit përkatës në Senat, duke i hapur rrugë votimit final. Procedura e ndjekur është pjesë e praktikës standarde për emërimet në poste të rëndësishme diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Me këtë vendim, procesi zyrtar i emërimit konsiderohet i përfunduar dhe pritet që Eric Wendt të marrë detyrën si ambasador në Shqipëri brenda një afati të shkurtër.
Ai sjell me vete një eksperiencë të gjatë profesionale, veçanërisht në strukturat ushtarake amerikane, çka pritet të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



