E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më 8 maj, ora 19:00 – dilni në protestë!
Lajme

Më 8 maj, ora 19:00 – dilni në protestë!

Një thirrje publike për protestë është bërë nga Mirlinda Çollaku, e cila u bën apel qytetarëve që të dalin më 8 maj, në orën 19:00, për të reaguar ndaj situatës që ajo e cilëson si të papranueshme në vend.

Në mesazhin e saj, Çollaku rendit një sërë shqetësimesh që, sipas saj, prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, duke përmendur rënien e cilësisë së jetesës, rritjen e taksave dhe çmimet e papërballueshme. Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e sigurisë, veçanërisht për fëmijët.

Sipas saj, këto probleme nuk janë më thjesht çështje të zakonshme, por përbëjnë një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm qytetar dhe politik.

Çollaku shprehet se do të japë kontributin e saj përmes votës, duke mbështetur Partia Demokratike si alternativë politike, por thekson se protesta e 8 majit është një moment për reagim më të gjerë shoqëror.

Në deklaratën e saj, ajo përdor tone të forta kritike ndaj funksionimit të shtetit, duke pretenduar se në vend mungon ndëshkueshmëria për shkeljet, ndërsa institucionet, sipas saj, nuk po përmbushin rolin që duhet të kenë në mbrojtje të qytetarëve dhe garantimin e demokracisë.

“Ky është një realitet që nuk mund të pranohet më,” thekson ajo, duke e cilësuar situatën si një zhvendosje nga demokracia drejt autokracisë.

Në përfundim, Çollaku u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e paraqitur atë si një zgjedhje mes reagimit dhe pranimit të gjendjes aktuale.

Reagimi i plotë:

Më 8 maj, ora 19:00 – dilni në protestë!

Cilësia e jetës në rënie, taksat që na mbytin, çmimet e papërballueshme, mungesa e sigurisë për fëmijët – janë arsye që të gjithë i ndjejmë çdo ditë. Për këto unë do të flas me votë dhe besoj qartë se alternativa është Partia Demokratike.

Por më 8 maj duhet të reagojë politikisht shoqëria.

Është për të reaguar ndaj një realiteti që nuk mund të pranohet më.

Në këtë vend vjedh dhe nuk ndëshkohesh.
Në këtë vend shteti sillet si organizatë kriminale.

Në këtë vend policia, që duhet të mbrojë qytetarët, në shumë raste drejtohet nga banditë.

Në këtë vend demokracia është zëvendësuar nga autokracia.

Këto nuk janë më probleme – janë alarm.

Për këtë duhet të dalim në protestë.
Për të treguar që nuk pranojmë më.

‼️Më 8 maj, ora 19:00 – ose je pjesë e reagimit, ose pranon këtë realitet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.