E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me armë në dorë, kërcënoi një person, arrestohet 34 vjeçari në Elbasan. Emri
Lajme

Me armë në dorë, kërcënoi një person, arrestohet 34 vjeçari në Elbasan. Emri

Policia e Elbasanit ka ndaluar  një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje e qetësisë publike.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “Gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Altin Sula, 34 vjeç, banues në Elbasan”

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 23 shtator 2018, në lagjen “Skënderbej” për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake“, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.