E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më erdhi keq që Rexhepi u arrestua”, Xhisiela tregon çfarë do të bëjë kur të mbyllet ngjarja
Lajme

“Më erdhi keq që Rexhepi u arrestua”, Xhisiela tregon çfarë do të bëjë kur të mbyllet ngjarja

Mbrëmjen e sotme Xhisiela Maloku ka rrëfyer se të gjitha dëshmitë e saj të bëra kundrejt Rexhepit, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, nuk janë të vërteta dhe i ka bërë sepse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi nuk mund të pranonte që ish-i dashuri i saj kishte ikur me pushime me një vajzë tjetër.Xhisela Maloku2

Ndërkohë, e pyetur nga gazetarja Eni Vasili se çfarë do të bëjë kur të mbarojë kjo histori, ajo rrëfeu se donte të largohej nga Nikla dhe nga Shqipëria.

 

“Dua të iki nga Shqipëria, do iki të njerëzit e mi që kam jashtë, nuk e kam vendosur ende por po e mënoj, sapo të mbaroj e gjithë kjo dua të iki. Jam në një gjendje të rënë psikologjike”, u shpreh ajo.

Ndërsa nga ana tjetër tha se nga mediat kishte mësuar se Rexhep ishte arrestuar, duke thënë se i vinte keq dhe se nuk e kuptonte se përse ishte vënë në pranga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.