Me ‘look’ totalisht të ri, Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në SPAK
Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në procedurat ligjore, por edhe për pamjen e re. Kryemadhi shfaqet me flokë të prerë shkurt dhe e buzëqeshur, një ndryshim i dukshëm krahasuar me pamjen e saj të mëparshme.
Duket se Kryemadhi ka zgjedhur këtë stil të ri, që reflekton një pamje më të freskët dhe dinamike, ndërsa shfaqet e qetë dhe e përqendruar gjatë paraqitjes së saj në SPAK. Ky “look” i ri nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat dhe komentuesit në rrjetet sociale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



