E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me palmat që u thanë, mund të strehoheshin 1600 familje me banesa sociale
Publik News

Me palmat që u thanë, mund të strehoheshin 1600 familje me banesa sociale

Një palmë e tharë, e paguar 5 mijë euro, kushton 200-300 dollarë

Aventura e “kozmetikës rilindëse” të mjediseve publike, duke i zbukuruar” me palma anët e rrugëve nacionale dhe trotuaret e qyteteve bregdetare, ka kushtuar shumë shtrenjtë për buxhetin e shtetit, që realisht janë taksa të cilat paguhen nga populli dhe biznesi vendas e i huaj që zhvillon aktivet në vendin tonë! Një nga “spektaklet” dekorative të bëra prej “Rilindjes” me rrugët nacionale e inter-urbane, ishte në aksin kryesor të autostradës Tiranë-Durrës, kur 3 vite më parë, u fut në veprim skenari për të vjedhur miliarda lekë fonde publike dhe nga… gjethet e pemëve! Konkretisht, në datën 30 korrik 2014, ndërsa ky aks kërkonte emergjencë zgjerimi për shkak të fluksit të qarkullimit dhe mungesës së standardeve fizike e teknike, mbi të u hodh një shtresë asfalti sa për “lustër”! U mbollën drurë e shkurre dekorative, palma e ca lule “katundi”, të cilat e ngushtuan edhe më tepër gjerësinë e aksit rrugor, nga të dy krahët. Nuk është fjala tek “dekori”, por tek hajdutëria që është bërë dhe po bëhet. Në mitingun e madhështor të para dy ditëve, ish-kreu i LSI, Presidenti i Republikës i zgjedhur Kushtetueshmërisht, Z. Ilir Meta, denoncoi një fakt: Premtimet e “Rilindjes” janë aq jetëgjata, sa palmat e thara, që kushtuan miliarda lekë! “Çeku” i parë i palmave të mbjella sipas projektit “Rilindja” në autostradën Tiranë-Durrës, ishte 2.4 milionë euro, madje të mbjella në kundërshtim të plotë me standardet e sigurisë rrugore, të cilat u vendos të shkulen me një shpenzim me vlerë 300 milionë lekë!

Një palmë e tharë, e paguar 5 mijë euro, kushton 200-300 dollarë
Ka një fakt financiar të dokumentuar, që sipas investimit të bërë në këtë aks rrugor vetëm për dekorimin me palma, rezulton se kostoja e 120 “trungjeve” të palmave të “ngulur” në autostradë me çmimin e palmës dhe mbjelljen është 628 mijë euro, ose 5 mijë euro një trung palme, pa taksën 20% TVSH. Po sa kushton një palmë, sidomos një palmë e “familjes” së mbjellë në aksin Tiranë-Durrës? Po në Vlorë, Kavajë, Fier, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shëngjin? Po publikojmë disa lloje palmash dhe çmimet e tyre me gjithë transportin nga vendet e blerjes dhe me ofertën e uljes së çmimit, në rastet kur blen më tepër se 1 palmë. Ky krim financiar, provohet me njoftim zyrtar në “Buletinin e Prokurimeve Publike” Nr. 29, datë 21 korrik 2014, faqe 281, ku njoftohet se është shpallur një firmë fituese, që do gjelbëronte rrugën Tiranë-Rinas. Vetëm në këtë aks, vlera e palmave ishte 737 mijë euro me gjithë taksën 20% TVSH. Kujtojmë, që BE ndërhyri fill pas kërkesës së ministrit Arben Ahmetaj, për zgjerimin e kësaj rruge, me një investim 120 milionë euro grand financiar. Po sa kushtojnë gjithë palmat që ka mbjellë “Rilindja: në këto 4 vite në autostradën Tiranë-Durrës, para selisë së kryeministrisë, në Lungomaren e Vlorës, në sheshin para bashkisë së Fierit, Korçës etj., të cilat tashmë janë tharë dhe qëndrojnë si trungje? Sa kushton një palme tharë në tregun botëror? Po bëjmë vetëm një krahasim: Me palmat që u thanë, mund të strehoheshin 1600 familje me banesa sociale!

inShare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.