E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
‘Më përdhunoi’, dëshmia tronditëse e 34-vjeçares për dajën e Zegjine Çaushit
Lajme

‘Më përdhunoi’, dëshmia tronditëse e 34-vjeçares për dajën e Zegjine Çaushit

Të tjera detaje po dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku Bledar Bakaj plagosi me drapër 67-vjeçarin Enver Gremaj.

Pas ngjarjes, Gremaj ka deklaruar se përplasja lidhej me marrëdhënien që Bakaj kishte krijuar me vajzën e tij 34-vjeçare. Kjo e fundit ka folur sot për herë të parë publikisht, duke rrëfyer një histori që, sipas saj, ka nisur me premtimin për një vend pune dhe ka përfunduar në dhunë, kërcënime dhe abuzim seksual.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 34-vjeçarja ka ngritur akuza të rënda ndaj Bakajt. Ajo pretendon se është marrë me forcë prej tij dhe se është abuzuar seksualisht, ndërsa tregon se është kërcënuar edhe me vdekje.

Sipas dëshmisë së saj, Bakaj fillimisht i ishte prezantuar si person me lidhje familjare me deputeten Zegjine Çaushi dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte të gjente një punë.

E reja shpjegon se në atë periudhë kërkonte të siguronte të ardhura për të përballuar shpenzimet e ilaçeve për familjarët e saj, ndërsa edhe vetë, sipas saj, kishte nevojë për trajtim për shkak të alergjive.

“Bledari tha se do të më gjente punë. Na tha që Zegjine Çaushin e kam mbesë. Po ajo nuk ka faj, as unë nuk mbaj përgjegjësi për dajën. Unë doja ilaçe për babain dhe nënën, edhe për vete jam me alergji. Gjithmonë e kam takuar me babain. Më thoshte do të gjej një punë, unë gëzoja se do të merrja një rrogë e do të kisha mundësi të blija ilaçet e babait. Më tha do të të ndihmoj pa interes”, rrëfeu ajo.

34-vjeçarja pretendon se më pas situata ka marrë një tjetër drejtim. Sipas saj, Bakaj e ka çuar fillimisht te një mjek, duke i thënë se do të vizitohej, por më pas e ka futur në automjet dhe ka telefonuar babain e saj.

Ajo tregon se babait i është thënë se ishte marrë një ambulancë, ndërsa sipas dëshmisë së saj, kjo nuk ka qenë e vërtetë.

“Më çoi tek një doktor, më tha ky do të të vizitojë. Pastaj më mori, më futi në makinë dhe telefonoi babain, të cilit i tha kemi marrë ambulancën. Por ajo nuk ishte ambulancë, më mori, më çoi në Levan, më futi nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më pas më çoi tek e motra, ku e kam gdhirë tërë natën jashtë”, deklaroi ajo.

Rrëfimi i 34-vjeçares bëhet edhe më i rëndë kur ajo flet për kërcënimet që pretendon se ka marrë.

Sipas saj, Bakaj e ka çuar në një varrezë dhe i ka thënë se aty do të ishte vendi ku do të përfundonte. Ajo pretendon gjithashtu se është kërcënuar vazhdimisht me vdekje dhe se persona të tjerë janë përfshirë në situatën që ajo përshkruan.

“Më ka dhunuar, më ka çuar në varreza, më tha ky është vendi yt, këtu do të hysh. E merrnin njerëzit dhe i thonin lere të ikë, më thoshte vetëm vdekja.”

Në pjesën e fundit të dëshmisë së saj, 34-vjeçarja ngre një tjetër pretendim të rëndë. Ajo thotë se më pas është dërguar në komisariat dhe se Bakaj i kishte treguar se çfarë duhej të deklaronte.

“Më çoi në komisariat dhe më mësoi se çfarë duhet të thoja.”

Dëshmia e 34-vjeçares pritet të jetë pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në Roskovec. Ndërkohë, akuzat e saj ndaj Bledar Bakajt mbeten pretendime që duhet të verifikohen nga organet kompetente dhe të vlerësohen në kuadër të procedimit përkatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.