E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet turistja gjermane
Lajme

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet turistja gjermane

Një 51-vjeçare nga Gjermania është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rulotit që drejtonte u zbulua një pistoletë me municion dhe rreth 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Kontrolli u krye në dalje, pasi automjeti u përzgjodh për verifikim të detajuar përmes skanerit dhe më pas iu nënshtrua kontrollit fizik në vijën e dytë.

Gjatë inspektimit, efektivët zbuluan një armë zjarri pistoletë me mulli, së bashku me municionin përkatës. Gjithashtu, në automjet u gjetën gjashtë kavanoza dhe tri qese hermetike që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë të përgjithshme rreth 141 gramë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, drejtuesja e automjetit, shtetasja gjermane me inicialet A. S., 51 vjeçe, u arrestua në flagrancë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe municionin, lëndën e dyshuar narkotike, automjetin së bashku me rulotin, si dhe një telefon celular.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e hetimeve lidhur me veprat penale të dyshuara të trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve e municioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.