Me reshje të forta shiu e bore, tetori sjell kthesën e madhe të motit
Meteorologu grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron se në fillim të tetorit vendi ynë do të përballet me një valë të re moti të keq, me ulje të fortë të temperaturave, reshje intensive shiu dhe dëborë.
Sipas tij, e enjtja, 2 tetor, pritet të sjellë reshje të rrëmbyshme shiu në zonat e veriut (Shkodër, Kukës, Peshkopi), ndërkohë që mbi lartësi rreth 900–1000 metra mund të bie dëborë. Edhe në zonat qendrore si Dibër, Burrel dhe Elbasan, si dhe në malet Korab dhe Shebenik, priten reshje intensive, ndërsa në juglindje (Gramsh, Korçë, malet Moravë e Gramoz) do të ketë reshje shiu me mundësi dëbore mbi 1,200 metra.
Në jug (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet), moti do të dominohet nga reshje shiu, por nuk përjashtohet bora mbi 1,200–1,300 metra. Në bregun perëndimor (Tiranë, Durrës, Vlorë), priten reshje të pakta ose mungesë e tyre.
Pritet që kushtet ekstreme të shkaktojnë vështirësi në aksin malor, ku mund të përdoren zinxhirët, ndërsa erërat në zonat bregdetare mund të arrijnë shpejtësi 60–80 km/orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



