E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me tritol, armë e fishekë në makinë, arrestohet 46-vjeçari
Lajme

Me tritol, armë e fishekë në makinë, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Urim Meta, pasi në automjetin e tij u zbuluan 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe rreth 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas uniformave blu, i arrestuari dyshohet se i kishte siguruar armët dhe lëndën shpërthyese në zonën e Shëngjergj dhe po i transportonte drejt kryeqytetit me qëllim shitjen.

Operacioni policor, i koduar “Synimi”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit dhe shitjes së armëve që mund të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga Urim Meta, u sekuestruan si prova materiale eksplozivi, armët e zjarrit, municioni, si dhe vetë mjeti dhe telefoni celular i tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

 

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.