Media britanike: Si po e zotëron Ivanka Trump ishullin e Sazanit
Media britanike / Si po e zotëron Ivanka Trump ishullin e Sazanit
Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenlandën, Ivanka Trump po i tregonte të atit se si bëhet kjo, duke blerë një ishull të vetin. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë siguruar një marrëveshje për ta shndërruar Sazanin në një resort luksoz.
Ndërsa presidenti vlerësohet të ketë fituar të paktën 1.4 miliardë dollarë vitin e kaluar, vajza dhe dhëndri i tij po shkojnë mjaft mirë. Marrëveshja me Shqipërinë, e arritur gjatë kohës që Trump nuk ishte në detyrë, është një tjetër shembull i familjes Trump, që po pasurohet.
Marrëveshja me Shqipërinë, e arritur gjatë kohës që Trump nuk ishte në detyrë, është një tjetër shembull i familjes Trump, që po pasurohet.
Ivanka Trump, 44-vjeçe ishte javën e kaluar Vlorë, ku takua dhe me Kryeministrin Edi Rama.
Një investigim i medias britanike The Telegraph ka hedhur dritë mbi marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Ivanka Trump me bashkëshortin e saj Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të Sazanit si resort luksoz.
Sipas shkrimit, marrëveshja – me vlerë të përllogaritur rreth 1.4 miliardë dollarë – u arrit përmes kompanisë Atlantic Incubation Partners, e lidhur me fondin e investimeve të Kushner, Affinity Partners, i financuar pjesërisht nga kapital saudit. Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli luksoz dhe vilash private në ish-bazën ushtarake të Sazanit, duke premtuar rreth 1,000 vende pune.
Vendimi për zhvillimin u miratua nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, në fund të vitit 2024. Opozita shqiptare ka ngritur pikëpyetje mbi mungesën e transparencës dhe nëse ka pasur garë të hapur për investitorë të tjerë.
Ndërkohë, 41 organizata mjedisore i kanë kërkuar qeverisë pezullimin e projektit, duke argumentuar se Sazani dhe zona e Zvërnecit janë pjesë e trashëgimisë natyrore të mbrojtur dhe zhvillimi masiv turistik mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme ekologjike.
Vizita e Ivanka Trump në Vlorë javën e kaluar, ku ajo u takua me kryeministrin Rama, shihet nga media britanike si pjesë e një serie marrëveshjesh ndërkombëtare të familjes Trump në fushën e pasurive të paluajtshme, të cilat po tërheqin vëmendje edhe në Uashington për shkak të konflikteve të mundshme të interesit.
Sazani, nga ishull ushtarak i izoluar, mund të kthehet në një nga resortet më ekskluzive të Mesdheut — por debati për ligjshmërinë, transparencën dhe ndikimin mjedisor sapo ka nisur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



