E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat amerikane: Neza ishte informator konfidencial i FBI, McGonigal rrezikon dekada burg
Lajme

Mediat amerikane: Neza ishte informator konfidencial i FBI, McGonigal rrezikon dekada burg

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, doli dje përpara gjykatës në lidhje me dosjen që e akuzon atë se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-agjent sekret shqiptar.

Për dosjen tjetër, që lidhet me oligarkun rus, Oleg Deripaska, ai kishte dalë përpara gjykatës dy ditë më parë.

Mediat amerikane e kanë lajm kryesor seancën e mbrëmshme.

Sipas gazetës së madhe ‘USA Today’, 54-vjeçari McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm.

Gazeta shkruan se McGonigal ka pasur në dorë disa prej informacioneve më të ndjeshme të inteligjencës amerikane.

‘USA Today’ thekson se pikërisht Agron Neza, i etiketuar si Personi A në dosjen hetimore, ka qenë informatori i FBI për këtë rast.

Edhe Zëri i Amerikës në versionin anglisht shkruan se Neza ‘ishte informatori konfidencial për hetimin’.

VOA në anglisht raporton se McGonigal rrezikon disa dekada burg vetëm për dosjen e ryshfetit shqiptar. Së bashku edhe me dosjen tjetër, atë për korruptimin nga një oligark rus, McGonigal mund të dënohet deri me 80 vite burg.

VOA shkruan se McGonigal u pagua që të hetojë një lobist amerikan që po punonte për partinë kryesore opozitare shqiptare.

“Marrëdhëniet sekrete të McGonigal me Ramën dhe roli i tij në hetimin e lobistit të partisë opozitare janë shndërruar në një skandal të madh kombëtar në Shqipëri,” raporton VOA në anglisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.