E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat gjermane:Shqiptarët thyejnë skepticizmin ndaj politikës, 10 përqind më shumë votues
Publik News

Mediat gjermane:Shqiptarët thyejnë skepticizmin ndaj politikës, 10 përqind më shumë votues

Edhe medieve gjermane u ka rënë në sy fakti se në Shqipëri, pjesëmarrja në votime është shumë e lartë.

Agjencia kryesore e lajmeve gjermane, DPA, shkruan se janë mbi 10 përqind më shumë votues në krahasim me vitin 2017.

“Në dritën e një qëndrimi mjaft skeptik të popullsisë ndaj politikës, qytetarët e Shqipërisë po zgjedhin një parlament të ri të dielën. Deri në orën 3 të pasdites, afërsisht 38 përqind e 3.6 milion votuesve me të drejtë vote, kanë hedhur votën e tyre, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është 10 pikë përqindje më shumë se në zgjedhjet e fundit të katër viteve më parë. Në atë kohë, pjesëmarja prej 45 përqind në fund të ditës së zgjedhjeve shënoi një rekord të ulët historik”, shkruan agjencia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.