E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat helene japin lajmin e mirë: Hiqet ligji i luftës!
Lajme

Mediat helene japin lajmin e mirë: Hiqet ligji i luftës!

Marrëveshja Greqi-Shqipëri është gati, pavarësisht qëndrimit tepër diskret të dy ministrive të Jashtme.

Kështu vazhdojnë të shkruajnë mediat greke, me burim voria.gr (siti më i madh në Greqinë veriore, me frymë nacionaliste), sipas së cilës Greqia është dorëzuar dhe ka rënë dakord të tërhiqet nga pretendimet për protokollin e Korfuzit.

Së shpejti do të abrogohet në formën e kërkuar nga Tirana zyrtare ligji i luftës i vitit 1940, abrogimi i të cilit do lejojë shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre në Greqi. Artikulli thekson se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka përmendur rreth 1800 raste shqiptarësh që kanë humbur pasurinë në vitin 1940, jo çamë, pasi për këta të fundit ndiqet tjetër formulë diskutimi.

Për sa i përket marrëveshjes detare, Greqia do shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Mbetet për t’u parë se si do jetë përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur tashmë kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Gjithashtu, është rënë dakord njohja e patentave të makinave, rishqyrtimi i teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri, si dhe furnizimi i minoritetit me libra të posaçëm nga Athina. Shumë shpejt do publikohen dhe detaje të tjera të marrëveshjes, për të cilat hezitohet akoma, pasi sipas këtyre mediave, pritet të ketë reagime të ashpra, paralelisht me ato për Maqedoninë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.