Mediat kroate rindërtojnë aksidentin tragjik përmes projeksioneve “3D”!
Mediat kroate kanë rikrijuar përmes projeksioneve “3D” aksidentin që u mori jetën 10 personave mëngjesin e sotëm në Salvonski Brod.
Ata kanë publikuar një video ku përmes animimit “3D” tregojnë se si ka devijuar autobusi nga rruga e si është përmbysur.
Klikoni këtu për të parë videon 3D
Aksidenti i rëndë shkaktoi 10 viktima, ndërkohë mbi 40 persona janë plagosur. Autoritetet kroate bëjnë me dije se gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Një pjesë e të plagosurve kanë dalë nga spitali dhe janë strehuar në hotele e do bëhen gati për t’u nisur drejt Kosovës.
Disa të tjerë janë ende të shtruar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Drejt Kroacisë ka shkuar kryeministri Albin Kurti i cili ka vizituar të plagosurit në spital.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Kreu i qeverisë kosovare thotë se shumica e pasagjerëve kanë qenë në gjumë në kohën e aksidentit.
Ndërkohë autoritetet kroate vijojnë hetimet për aksidentin teksa deri më tani, shkak i ngjarjes së rëndë është bërë shoferi të cilin e ka zënë gjumi teksa udhëtonte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



