E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediu: Zgjedhjet do të mbahen kur të kemi sigurinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme
Politikë

Mediu: Zgjedhjet do të mbahen kur të kemi sigurinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Në përfundim të zyrtarizimit të kualicionit opozitar, edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se opozita nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve farse.

“Marrëdhënia e opozitës sot është një Detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farse, shkatërrimin e opozitarimit dhe institucioneve kushtetuese të këtij vendi. Ne si popzitë kemi këtu përpara sot, një marrëdhinë, kemi një raport të ri jo vetëm politik, por një raport të ri edhe elektoral. Pra, kjo që ka ndodhur sot  është isntitucionalizimi i një marrëdhënie te konsoliduar mes opozitës për të mos lejuar zgjehdje të manipuluara. Detyra më fisnike e cdo politike dhe force politike është pikërisht e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe ne do ta garantojmë atë. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushtet kur qytetarët të kenë mundësi të bëhen pjesë e zgjedhjeve të lira e të ndershme,” u shpreh Mediu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.