Meksikani Garcia Luna, McConigal dhe imazhi i USA në mes!
Arben Vata
Ju do të mendoni në fillim se ku qëndron kjo lidhje, por nëse keni durim të lexoni disa rreshta, me siguri që do ta kuptoni.
Ky burri në të majtë është Garcia Luna, ish ministër i rendit në qeverinë meksikane deri pak vite më parë. Ai po gjykohet në USA për përfshirje dhe influencë në rrjetin ndërkombëtar të karteleve të drogës me qendër në Meksikë dhe pritet të dënohet nga 20 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.
Gjatë kohës që drejtonte luftën e qeverisë meksikane kundër këtij karteli, ai ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet amerikane, si aktor kryesor dhe pjesë e rëndësishme e aksioneve të përbashkëta kundër këtij trafiku. Madje ai është takuar në atë kohë edhe me ish sekretaren e shtetit, zonjën Hillary Clinton.
Mediat në Suedi po e trajtojnë këtë rast në sensin e dëmit që ai i ka shkaktuar qeverisë amerikane dhe imazhit të SHBA, e cila ka bashkëpunuar ngushtë me ministrin që rezultoi të kishte qenë vetë pjestar i kartelit meksikan të drogës.
Kurse ky burri në të djathtë është një personazh i njohur nē Shqipëri. Ish shefi i FBI për New York është një i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me postin, siç psh përfitime ekonomike në Shqipëri. Personi që përmendet si favorizues i tij është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Njësoj sikurse mediat në Suedi për rastin e ish ministrit meksikan, edhe mediat dhe opinioni publik në Shqipëri, theksojnë atë që marrëdhënia e veçantë e kryeministrit me shefin e FBI, ka dëmtuar imazhin e USA.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



