E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meksikë / Vritet kryebashkiaku, 16 ditë pas zgjedhjes së tij në detyrë!
Lajme

Meksikë / Vritet kryebashkiaku, 16 ditë pas zgjedhjes së tij në detyrë!

Po udhëtonte me autobus kur autorët i bënë pritë dhe e ekzekutuan

Kryebashkiaku i një komuniteti në Meksikën jugore, i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën pranë Acapulco.

Salvador Villalba Flores

Salvador Villalba Flores, pjesë e partisë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, e qendrës së majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.

Zakonisht viktima shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare. Por sipas gazetës El Sur në momentin qëu vra ishte i pashoqëruar.

Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur nga autobusi ku udhëtonte dhe e ekzekutuan.

Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.