Memaliaj/ Avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Avokat Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë, Gjirokastër, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj, i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me automjetin e tyre.

36 vjeçari Fatos Lamaj nga fshati Ane Vjosë u kishte zënë pritë.

Sipas avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për t’a ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak te detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 dite ne paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij.

Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zënë pritë avokatit. Pasi i ka shpëtuar ekzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar ne Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi e me pas ka bere te mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

Publikuar nga Publik Media