“Menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend”
Plas debati tek Komisioni për Çështjet Ligjore
Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar sot debate mbi firmat e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Ndërkohë që u lexuan disa emra, opozita deklaroi se kishte tërhequr mbështetjen e saj për këta kandidatë.
Deputeti i PS, Erjo Mile, iu drejtua me humor kolegëve të opozitës, duke thënë se “ju po kërkoni qofte të daja”, dhe duke shtuar se fusha e vendimmarrjes për këtë post tradicionalisht i lihet opozitës.
“Kjo është një traditë parlamentare që Avokati i Popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion me dispozitë të posaçme. Grupit tonë parlamentar i takonte që të mos mbështeste askënd, dhe kështu i lamë hapësirë opozitës të zgjedhë kandidaturën që mendon se është më e përshtatshme. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë ‘menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem’,” tha Mile.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



