E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merita Hajdari del pronare e një kompanie tjetër inertesh
Lajme

Merita Hajdari del pronare e një kompanie tjetër inertesh

Thellohet skandali me kompanitë fantazmë, që lëshojnë fatura fiktive në Shqipëri. Pasi u përdor si përfaqësuese ligjore e Kompanisë që ndërvepronte me inceneratorin e Tiranës Elvis-07, Merita Hajdari figuron pronare e 100% e aksioneve të kompanisë ELJADI shpk, që merret me përpunimin inerteve.

Kompania është themeluar në 2010 dhe ka si qendër Fushë-Kuqen në Laç, në gusht të 2016 kjo kompani ka aplikuar në QKR për pezullimin e aktivitetit, ndërkohë që disa muaj më pas në janar të 2017, kompania e pezulluar i është shitur për 100 mijë lekë Merita Hajdarit.

Kjo e fundit mohoi kategorikisht për News24 përfshirjen në këtë transaksion, ndërkohë që dokumentet e administruar në Qendrën kombëtare të biznesit përmbajnë gjeneralitetet e saj, numrin personal dhe kartën e identitetit.

Edhe pse emri i kompanisë ELJADI shpk nuk ka dalë ende e lidhur me skemën e inceneratorëve, por dyshimet për përfshirje në skema mashtrimi dhe evazioni fiskal janë të forta.

Sesi ka përfunduar Merita Hajdari aksionere dhe administratore e një kompanie, ndërkohë që vazhdon të mbledhë kanoçe dhe të bëjë punë krahu nëpër Tiranë, mbetet për t’u zbuluar nga autoritetet.

Po ashtu, mbetet për t’u zbuluar nëse identiteti i Merita Hajdarit është përdorur nga të njëjtët persona, si në rastin kur firmoste për llogari të Gjyste Serrmit, ashtu dhe kur është bërë pronare e një kompanie inertesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.