Merr fund drama në aeroportin e Hamburgut, dorëzohet pa rezistencë babai që mbante peng vajzën e tij 4-vjeçare në pistën e avionëve
Policia lokale në Hamburg ka thënë se është liruar një vajzë e vogël, e cila është dyshuar të jetë marrë peng nga babai në aeroportin e Hamburgut.

Për 18 orë, aeroporti ka qëndruar i mbyllur.
Burri e ka drejtuar makinën përtej kufizimit të sigurimit dhe ka hyrë në pistën e aeroportit në mbrëmjen e së shtunës, bashkë me të bijën katërvjeçare.
Ai më pas e ka parkuar makinën nën një aeroplan.
Në fund, ai është dorëzuar para autoriteteve “pa rezistuar”, sipas policisë, e cila e ka arrestuar.
“Fëmija duket se nuk është lënduar”, ka thënë policia përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Incidenti ka rezultuar me shtyrje dhe anulim të dhjetëra fluturimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



