Mes tensioneve dhe përplasjeve, mbyllet seanca parlamentare në Kuvend
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është mbyllur pas votimit të projektligjeve të rendit të ditës dhe tensioneve të regjistruara në sallë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Në përfundim të punimeve, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë u miratua me 84 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të nevojshme për kalimin e tij.
Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe protestuan brenda sallës, duke ndezur tymuese dhe flakadanë. Veprimet e opozitës shoqëruan zhvillimin e procedurave parlamentare, ndërsa socialistët vijuan me votimin e nismave të parashikuara në rendin e ditës.
Në sallë ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Pas përfundimit të votimeve, seanca plenare u mbyll, duke i dhënë fund një mbledhjeje të shoqëruar me përplasje politike dhe protesta të opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



