E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi ngushëllues i kryeparlamentarit Ruçi: Muza e poezisë së tij ushqeu këngën shqiptare
Publik News

Mesazhi ngushëllues i kryeparlamentarit Ruçi: Muza e poezisë së tij ushqeu këngën shqiptare

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit vlonjat, Lefter Çipa. Teksa vlerëson figurën e tij, Ruçi thotë se është magjistrati i polifonisë shqiptare.

ruci-cipa

 

 

Sipas Ruçit, muza e poezisë së Çipës ushqeu dhe do të vazhdojë të ushqejë këngën, shpirtin, zemrat dhe jetët e shqiptarëve.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës na pikëlloi të gjithëve.

Lefer Çipa është magjistrati i polifonisë shqiptare.

Lefteri qëndron me dinjitet në sofrën e këngës dhe të muzikës shqiptare.

Me shijet e tij prej aristokrati të polifonisë, na përcolli të gjithëve magjinë e jetës dhe botës shqiptare. 

Lefter Çipa është një artist shumështresor. Ky bilbil i këngës shqiptare ishte njëkohësisht poet, muzikant, dirigjent, interpret, koreograf e valltar.

Lefter Çipa ribashkoi, njëlloj si në kohët antike, kodet e gjinive të arteve dhe pasqyroi me sqimën e tij origjinale më të mirën e bukurive shqiptare, sidomos të viseve të Pilurit, Hiumarës, Labërisë, Toskërisë dhe Çamërisë. 

Tekstet e tij këndojnë, pikturojnë, vallzojnë, frymëzojnë dhe rikrijojnë dashurinë, bardhësinë dhe ëmbëlsinë e jetës së shqiptarëve.

Muza e poezisë së tij ushqeu dhe do të vazhdojë këngën, shpirtin, zemrat dhe jetët e shqiptarëve.

Limfa e tij krijuese do të vazhdojë të ushqejë artin dhe kulturën shqiptare në kohët që vijnë”, thuhet në mesazhin e Gramoz Rucit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.