E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesfushori që u shpall kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë
Lajme

Mesfushori që u shpall kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

FIFA i jep “dritën jeshile” Luis Hasës

Mesfushori i talentuar Luis Hasa ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Vendimi i tij është zyrtarizuar nga FIFA, duke i hapur rrugën largimit nga përfaqësimi i Italia, me të cilën kishte luajtur deri në nivelin U-21.

22-vjeçari, në pronësi të Napoli, po kalon një sezon pozitiv në Carrarese në Serie B, ku është i huazuar. Ai ka regjistruar 25 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe dhënë 3 asiste, shifra që tregojnë rritjen e tij të qëndrueshme.

Karriera e Hasës ka nisur në akademinë e Juventus, ku ai u dallua me ekipet e moshave dhe pati mundësinë të jetë edhe pjesë e skuadrës së parë, ndonëse pa debutuar. Më pas, kartoni i tij u ble nga Lecce, ku regjistroi vetëm një paraqitje në Kupën e Italisë.

Pas eksperiencës me Leçen, ishte Napoli që vendosi të investojë te mesfushori shqiptar, por edhe aty hapësirat kanë qenë të kufizuara, kryesisht duke qëndruar në stol. Në sezonin e kaluar, Hasa ishte pjesë e skuadrës kampione të drejtuar nga Antonio Conte, edhe pse nga mesi i kampionatit e deri në fund nuk mori minuta në fushë.

Tashmë, me vendimin për të përfaqësuar Shqipërinë, Hasa pritet të jetë një alternativë me vlerë për mesfushën kuqezi në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.