E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi kërkon falje për udhëtimin në Arabi,pasi PSG e pezulloi 2 javë
Flash

Messi kërkon falje për udhëtimin në Arabi,pasi PSG e pezulloi 2 javë

Leo Messi i ka zgjatur dorën PSG-së, duke kërkuar falje për udhëtimin e paautorizuar në Arabi, i cili i kushtoi dy javë pezullim pa pagesë. Në një Story në Instagram, Messi tha se ai mendoi se do të ishte një ditë pushimi pas ndeshjes dhe kishte rregulluar udhëtimin e tij në Arabi, por nuk mund ta anulonte më. Ai kërkon falje për sjelljen e tij dhe nënvizon se është i kënaqur të jetë pjesë e skuadrës së PSG.

Leo Messi:

Përshëndetje, mirë, doja ta bëja këtë video për atë që po ndodh. Para së gjithash, sigurisht që dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe klubit,” tha ylli argjentinas në një Story në Instagram, duke vijuar:

“Sinqerisht mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha rregulluar këtë udhëtim në Arabi të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk mund ta anuloja më. Dhe asgjë, e përsëris, kërkoj falje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.