E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesi na ngacmoi vajzën, i bënte shenja, pastaj e puthi dhe…”
Publik News

Mësuesi na ngacmoi vajzën, i bënte shenja, pastaj e puthi dhe…”

Një rast i rëndë pedofilie ka ndodhur në një fshat në Qarkun e Vlorës. Një 11-vjeçare është ngacmuar nga mësuesi i saj dy muaj më parë, por familja e të miturës e bën publike për Report Tv pas dy muajsh për shkak të opinionit.

denoncimNxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap. Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur, pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve.

 

Por historia bëhet edhe më e rëndë për faktin se, sikurse denoncojnë edhe gjyshërit e 11-vjeçares, edhe drejtoria Arsimore Rajonale ishte në dijeni, por nuk ka marrë masa. Nëna, gjyshërit por edhe vetë 11-vjeçarja rrëfejnë detaje nga kjo ngjarje, e rëndë.

Report Tv disponon denoncimin me detaje si të familjes së të miturës, ashtu edhe të dhëna për mësuesin në fjalë, por duke dashur t’ia lërë drejtësisë të hetojë, ka mbrojtur të dhënat e të dyja palëv./shqiptarja.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.