E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta akuzon qeverinë:  3.3 miliardë euro në vit vidhen dhe shpërdorohen nga qeveria Rama
Lajme

Meta akuzon qeverinë: 3.3 miliardë euro në vit vidhen dhe shpërdorohen nga qeveria Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se grabitja dhe vjedhja janë prioriteti më madhor i saj.

Sipas Metës, Shqipëria është vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon që mbledh vetëm 27.5% të të ardhurave të PBB.

Meta nënvizon se 3.3 miliardë euro në vit nuk mblidhen, nuk administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht.

Kreu i PL-së thotë se 13.2 miliardë euro vidhen në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë shpikje, përveçse kemi vullnetin politik për t’u ndarë përfundimisht nga informaliteti ekstrem, nga përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale, për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që thjesht realizojnë fqinjët tanë.

Të mos harrojmë që jemi qëllimisht për shkak se grabitja dhe vjedhja është prioriteti madhor i kësaj qeverie, vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të PBB.

Ndërkohë që vendet e rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja mbledhin mesatarisht 42%.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh se kjo diferencë prej 14,5% do të thotë 3.3 miliardë euro në vit, të cilat nuk mblidhen dhe të cilat nuk administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe kjo do të thotë 13.2 miliardë euro në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar”, shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.