Meta bën fotolajm, duke i dhënë biçikletës: Drejt kohërave premtuese që kemi përpara
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë pasdite është shfaqur ndryshe. Në një postim në rrjetet sociale, ish-Kreu i Shtetit ka postuar një foto duke pedaluar me biçikletë, ndërsa shkruan: “Pedalojmë drejt kohërave premtuese që kemi përpara!”.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ilir Meta njoftoi se do të rikthehet sërish kampi veror i Jalës.
“Janë gati për në Jalë”, shkroi sot Meta, duke postuar një foto me Petrit Vasilin.
Kampi i Jalës do të rikthehet të hënën, por tashmë nën emrin e Partisë së Lirisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



