Meta del nga qelia, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait
Berisha i shkon për ngushëllim
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka lënë sërish ambientet e paraburgimit për të pritur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve drejt hotelit ku po zhvillohen pritjet për familjarët dhe të afërmit që po i shprehin ngushëllimet.
Mes figurave politike që kanë qenë të pranishme për t’i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u pa duke hyrë në ambientet e hotelit për të ngushëlluar Metën.
Kujtohet se edhe një ditë më parë, Ilir Meta mori leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, e cila u zhvillua në fshatin Çepan të Skraparit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



