Meta dënon vrajen e policit në veri të Kosovës: Të ndëshkohen autorët e ngjarjes kriminale!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.
Në një reagim në ‘Facebook’ Meta ka dënuar sulmin, ndërsa theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit.
REAGIMI I METËS
Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.
Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.
Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



